Programe
Kategoritë e programeve
Të kujdesesh për fëmijë në një familje
Programi AU PAIR është program për shkëmbim kulturor. Në këtë program marin pjesë reth 100,000 studentë në vit, gjegjësisht vajza nga e gjithë bota. Qëllimi i këtij programi është që femrave studente t’u mundësojë të qëndrojnë për disa muaj në një ambient të ri, të përvetsojnë njohuritë e një gjuhe të jashtme dhe të njohin kulturë dhe mënyrën e jetesës e vendit ku zgjedhin të jetojnë. Një ndër qëllimet kryesore është edhe shkëmbimi kulturor në mes shteteve të ndryshme si dhe bashkëpunimi në mes tyre.
Të mësosh një gjuhë të re jashtë sjell më shumë përparësi se sa thjesht pvrvetësimi i gjuhës. Kjo mënyrë do të zgjerojë mundësitë tuaja të karrierës në të ardhmen. Ne ofrojmë programe mësimi në disa shtete si: Britania e Madhe, Franca, Spanja, Italia, Gjermania, Malta, SHBA dhe Kanada. Përveç mësimit të një gjuhe të re, ju do të njihni miq të rinj, të bashkoheni me një program vullnetar gjatë kohës tuaj të lirë dhe do të njihni nga afër stilin e jetës në një shtet tjetër. Programet tona zgjasin nga 2 javë dhe më shumë dhe mund të aplikohet gjatë gjithë vitit.
Të punosh dhe jetosh në një vend tjetër është padyshim mënyra më sigurt për të njohur nga afër një kulturë tjetër, teksa kompenson kostot e jetesës dhe udhëtimit. Programi Work & Travel nga Narom Travel Albania ju mundëson të punoni - fitoni para dhe të jetoni gjatë një periudhe të caktuar të programit, dhe më pas të udhëtoni dhe të eksploroni vendin! Do të keni mjaft kohë për të bërë miq të rinj, ndërsa gjithashtu fitoni përvojë pune. Gjetja e punës dhe mbështetja për kërkimin e vendit ku dëshironi të punoni, sigurohet me të gjitha programet. Partnerët tanë përmes të cilëve ofrojmë këtë program për shkëmbim kulturor janë më të mëdhenjt dhe ju do të jeni mes një numri të madh studentësh, anglisht-folës të lumtur për të ndarë eksperiencat e tyre me ju.
Igli T.- Work and Travel USA
Shpresoj qe te jesh mire! Mendova me te shkru per eksperiencen teme deri tani ne Amerike. Me te than te drejten, jam pafundsisht i knaqun me punen qe kam zgjedh. Qyteti ku jam asht perfekt, jetoj dy minuta larg lokalit ku punoj, dhe dhomen e kam me pamje nga oqeani, pamje qe mendoj qe asnji nga studentet e tjer nuk e kan aq te bukur . Lokali ku punoj asht po ashu me pamje nga oqeani, dhe pronari me pronaren jan njerez fantastikë. Qe ne momentin qe kam ardh ktu e deri tani, jan tregu shum te mire me mu, mkan ndihmu per shum gjana, jo vetem ne lidhje me punen, por edhe kur kam pas nevoj per ndonje gja tjeter gjithmon kan ken te gatshem me me ndihmu. Mbaj mend qe na ke than qe dy javet e para keni per tu ndje “home sick” por ktu absolutisht jam ndi shum mir ne cdo moment. Kam msu me gatu shum gjana tu punu…
Aplikimet janë hapur
Gati për të filluar rrugëtimin tënd?
Për ne
Duke punuar për ju më shumë se 20 vite, vazhdojmë të jemi më të mirët në atë që ofrojmë.
Ne besojmë se çdo njëri prej jush ka të drejtë të provojë eksperienca të reja dhe aq më mirë në moshë të re. Duke ofruar programe për shkëmbim kulturor, ne kemi realizuar ëndrren e shumë të rinjve për më shumë se 20 vite. Për disa kjo eksperiencë ka sjellur ndryshime te mëdha në mënyren se si kanë jetuar dhe si kanë menduar për të ardhmen.
Eksperiencat internacionale janë padyshim një pasuri e madhe për bagazhin kulturor të çdo individi. Për ne është e rëndesishme që udhetimet tuaja jashtë vendit, të mos sprovohen nga sfida të zakonta, ndaj ju sigurojme: punë dhe vendbanim, me qëllim që ju t’ju ngelet të shijoni jetën si një vendas i vërtetë.
Ne jemi të përkushtuar t’ju ndihmojmë që këto eksperienca të jenë të paharueshme për ju.
Udhëzime për Work and Travel
Discouts
Whether you’re seeking a temporary place to stay upon...
Culture Shock
What is Culture Shock? As a Work & Travel...
Estimated Costs and Budget
Congratulations on joining the Narom Travel Albania Work &...
Your housing guide
Once you’ve confirmed that you’ll be visiting the U.S....
Types of housing in U.S.
Housing options vary across the U.S. All cities and...
SEVIS
What is SEVIS? The Student and Exchange Visitor Information...
Social Security Number
About Your Social Security Number Since you will be...
Work in the U.S.
The jobs InterExchange Work & Travel USA participants accept...
Prohibited Positions
The following positions are not allowed on the InterExchange...
Safety & Wellness
Health & Wellness You are in the U.S. to...