AU Pair France

RRETH PROGRAMIT

Programi Au Pair për shkëmbim kulturor ndërkombëtar i cili ofron mundësi për vajzat në mbarë botën për të kaluar disa muaj në Francë, për të përsosur gjuhën frënge, të mësojnë për Francën dhe kulturën e saj, të njihen me miq të rinj dhe fitojnë përvoja të reja.

Statusi i vajzave të Au Pair në Europë udhëhiqet nga dokumenti “Accord Europeen sur le placement Au pair”, i miratuar në Strasburg më 24 nëntor 1969 nga Këshilli i Evropës.

Au Pair vajza kanë të siguruar strehim dhe shërbime brenda familjes Au Pair, si dhe një pagë simbolike javore apo pagë xhepi javore me një sasi të caktuar. Vajza AuPair duhet të ndjekë një kurs francez gjatë programit (vlen vetëm për vajzat që qëndrojnë në program për më shumë se 3 muaj).

Është e rëndësishme të theksohet se Au Pair vajzat nuk kanë statusin e çdo turist ose një person të punësuar, por statusin e “Jeune Fille Au Pair”, e cili është status I një kategorie të veçantë.

Pra, programi Au Pair NUK ËSHTË PROGRAMI PËR PUNËSIM, por një program për shkëmbim kulturor ndërkombëtar. Pjesëmarrësit në program nuk marrin vizë pune, por një vizë studentore dhe për ndihmuar në mbajtjen fëmijëve dhe për këtë paguhen me një pagë m simbolike javore.

IAPA (Shoqata Ndërkombëtare e Au Pair)

IAPA është një organizatë ndërkombëtare, e themeluar për të krijuar standarde unike për realizimin e programit Au Pair në mbarë botën.

ORGANIZUESI I PROGRAMIT

Organizatorët e programit Au Pair janë agjensione të licencuara nga Franca dhe Narom Travel është partneri i tyre në bashkëpunim me Caravan Travel nga Beogradi.

KUSHTET E PJESËMARRJES SË PROGRAMIT

Për pjesëmarrje në programin Au Pair në Francë mund të aplikojnë vajzat që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Mosha 18-26 vjeç
Studentët në kolegj ose universitet të akredituar. shkollën e mesme
Të flasin frëngjisht (gjatë procesit arsimor ata kanë studiuar frëngjisht të paktën 2-3 vjet)
Me përvojën në mbajtjen e fëmijëve
Në shëndet të mirë
Keni leje shoferi (opsional)
Aplikantët për programin AuPair pritet të jenë: komunikues, tolerant, i ndërgjegjshëm, përgjegjës dhe pa shënime kriminale.
Programi Au Pair nuk mund të përfshijë vajzat që janë të martuara ose kanë fëmijët e tyre.

AU PAIR FAMILJA

Mënyra për pranuar vajzë Au Pair në shtëpinë e saj, familja e interesuar duhet të plotësojnë kritere të caktuara (p.sh. familja anëtarët e së cilës kanë qëndrimit legal në Francë, por jo kombësi franceze, nuk mund të marrin apo pranojnë vajza Au Pair, familja duhet flet frangjisht, duhet të plotësojë kushte të caktuara lidhur me vendosjen e vajzës etj.).
Familja Au Pair pranon vajzën AuPair si anëtare të familjes dhe të ndan gëzimet e saj dhe përgjegjësitë e përditshme me të.
Familjet Au Pair janë të vendosura në të gjithë Francën, por shumica e tyre janë në lagjen e Parisit, në jug të Francës dhe në Bregun Azure (Monako, Nisë, Kan, Antibes, St Tropez, Tulon, Marsejë, Nimes, Monpele) dhe në Korsikë.

KOHËZGJATJA E PROGRAMIT

Pjesëmarrësit në programin AuPair mund të qëndrojnë në Francë:

  • Nga 2-3 muaj (nga qershori deri në shtator) – Programi Summer Au Pair
  • 6 muaj
  • 1 vit akademik (nga shtatori në qershor)
  • 12 muaj (gjatë gjithë vitit)

ÇFARË PRET FAMILJA E AU PAIR

Familja tregon besim të madh në e vajzën Au Pair të cilën e pranon në shtëpi dhe ajo pritet të jetë përgjegjëse, i ndërgjegjshme, dhe të përshtett në mjedisin dhe rrethin e ri familjar dhe jetën në familje. Është veçanërisht e rëndësishme që vajza AuPair të krijojë një marrëdhënie të mirë me fëmijët. Duhet ti trajtojnë si vëllezër apo motra më të vogla.Sigurisht që do t’i çojë dhe marrë nga shkolla, tu përgatisë për ngrënë, ti ndihmojë me veshjen zhveshjen nëse kanë nevojë,të luaje me ta, dhe ndihmon ata me detyrat e shtëpisë.
Vajza e AuPair pritet të jetë fleksibël për detyrime specifike. Çdo familje ka ritmin e vet. Që në fillim të programit, vajza Au Pair është e njoftuyar me detyrimet që presin në familje, por ndonjëherë është e nevojshme që me ndryshimit të rrethanave të ndryshon edhe orarin e angazhimeve. AuPair duhet të përshtatet me ndryshimet eventuale të detyrimeve dhe të ndihmojë të kur është e nevojshme.
Familja e pranon vajzën AuPair si një anëtar i familjes së saj dhe pritet të që edhe ajo tëndjehet si në shtëpi të saj (natyrisht, duke respektuar rregullat që zbatohen në familjen franceze). Vajza e AuPair pritet që së bashku me anëtarët e tjerë të familjes të përfshihet në përmbushjen e përgjegjësive të përditshme në familje, të respektojnë orarin e detyrave të saj, të vishet dhe të veprojë apo sillet denjërisht.( me dinjitet)

ÇFARË MUND TË PRET VAJZA AU PAIR?

Vajza AuPair do të pranohet si anëtar i familjes dhe do të ndajë me ta gëzimet dhe përgjegjësitë e përditshme. Vajzës Au Pair I është siguruar një dhomë të veçantë në të cilën ajo do të pushojë dhe të kalojë kohën e saj të lirë. shpesh ndodh që familja që jeton në shtëpi ka një apartament të shkëputur brenda shtëpisë, të destinuar për qëndrimin e vajzës së Au Pair.
Au Pair vajzë merr një pagë simbolike javore si një shpërblim në të holla për ndihmën e kujdesit ndaj fëmijëve.
Shumë e saktë e parave të xhepit është e evidentuar në kontratën që vajza merr përpara udhëtimit. Shuma e parave të xhepit varet nga orari i punës.Për 30 orë në javë (Au Pair Klasike) kompensimi është 80 euro, ndërsa për 35 orë në javë (Au Pair Plus) kompensimi është 100 euro.

TË DREJTAT E VAJZËS AU PAIR

Vajzat Au Pair kanë të drejtë të kenë:

  • Një dhomë e veçantë dhe e ushqim brenda familjes
  • Pagesë javore sipas marrëveshjes
  • Sigurimi shëndetësor i paguar gjatë kohëzgjatjes së programit (nëse programi zgjat më shumë se 6 muaj)
  • Ditë të lira sipas rregullave të programit (1,5 ditë në javë, 1 javë pas 6 muajsh)
  • Abone në rast të transportit publik ose përdorimi i një makine familjare për të shkuar në një kurs gjuhe
  • Pjesëmarrja në aktivitetet sociale të organizuara nga organizata franceze
  • Ndihma dhe përkrahja nga agjencia për gjithë kohëzgjatjen e programit

KURSI PËR GJUHËN FRANCEZE

Të gjithë pjesëmarrësit në programin Au Pair që qëndrojnë në Francë për më shumë se 3 muaj janë të detyruar të ndjekin një kurs francez. Familja Au Pair ka një detyrim që të regjistrojnë vajzën në kursin e duhur në shkollën më të afërt. Një nga dokumentet e kërkuara për marrjen e vizës Au Pair është certifikata e regjistrimit në një kurs të gjuhës frënge.
Vajza e Au Pair financon kursin nga paratë e xhepit (rreth 30% e parave të xhepit nevojiten për të mbuluar koston e një kursi të gjuhës).

ÇMIMI I PROGRAMIT

Shpenzimet e aplikimit kushtojnë 3.000 denarë
Çmimi i programit është 350 euro
Shënim: Udhëzimet për pagesë janë në dispozicion në Narom Travel.
Çmimi i programit paguhet në vlerë të denarit sipas kursit të këmbimit të mesëm BPRM-në ditën pagesës.

DINAMIKA E PAGESAVE

  • Shpenzimet e aplikimit – kur regjistroni programin
  • Çmimi i programit – pas gjetjes së një familje të përshtatshme

ÇMIMI PËRFSHIN

  • Gjetja e një familje të përshtatshme për Au Pair në Francë
  • Sigurimi shëndetësor gjatë qëndrimit bazuar në kohëzgjatjen e programit (për një qëndrim më të gjatë se 6 muaj)
  • Sigurimi i dokumenteve të nevojshme për të marrë një vizë Au Pair
  • Bashkëfinancimi i kostos për transportit lokal
  • Shërbimet lokale të koordinatorëve
  • Ndihmë dhe udhëzime për tërë kohëzgjatjen e programit

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHEN

  • Kostot e vizave
  • Shpenzimet e transferimit
  • Shpenzimet e kursit të gjuhës

KËRKESË-APLIKIMI

Gjatë regjistrimit të programit duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  • Aplikimi i kompletuar qartë
  • CV – biografi e shkurtër (në gjuhën frënge)
  • Çertifikata mjekësore
  • Çertifikata e studentit me orar të plotë (e përkthyer nga origjinali dhe vërtetuar në gjygj)
  • Vërtetim gjygjësor që nuk është e dënuar (i përkthyer nga origjinali dhe vërtetuar në gjygj)
  • Çertifikata e lindjes (çertifikata ndërkombëtare ose(e përkthyer nga origjinali dhe vërtetuar në gjygj)
  • Letër për familjen e Au Pair (një përshkrim i shkurtër për veten tuaj, për familjen, tregoni motivet për pjesëmarrje në program dhe përvojën e mbajtjes së fëmijëve)
  • 2 referenca (nga prindërit, fëmijët e të cilëve keni ruajtur). Nëse nuk janë të shkruara në frëngjisht, ato duhet të përkthehen (përkthimi nuk duhet të jetë mare në gjygj)
  • 1 rekomandim nga një profesor (nëse nuk është i shkruar në frëngjisht, duhet të përkthehet në frëngjisht, duhet të jetë i ligjshëm)
    Fotoalbum (8 fotografi me familjen, miqtë, fëmijët që keni mbajtur, me komente mbi fotot)
  • 1 fotografi me format pasaporte.
  • Fotokopja e patentës së shoferit (nëse keni )
  • Fotokopja e diplomës të shkollës së mesme (është e dëshirueshme të dorëzohen kopje e diplomave tjera për kurse të gjuhëve të përfunduara, vizatime, ndihma e parë, sporte ose konkurse të artit etj.).
  • Fotokopja e faqes së parë të pasaportës
  • Vërtetim i pagesave të aplikimit të bërë
  • Aplikimet pranohen gjatë gjithë vitit. Aplikacionet e paplotësuara nuk do të merren parasysh. Koha optimale nga momenti i aplikimit deri në fillim të programit zgjat rreth 2.5 muaj e më shumë. Si duhet të duket dosja e kandidatit të programit AuPair?

Aplikimi duhet të jetë i rregullt dhe i plotësuar qartë, dokumente të rregulluara, përkthime të origjinaleve të detyrueshme të vërtetuara nga gjykata,si dhe foto albume me komente …

Fotot janë shumë të rëndësishme:jeni të buzqeshur. Paraqitni veten përmes fotografive në shoqërinë e familjes, me fëmijët që keni mbajtur, gjithashtu mund të bashkëngjitni disa foto interesante nga fëmijëria, nga udhëtimet, festimet ndryshme, fakulteit etj.
Pasi të keni plotësuar dokumentacionin, kontaktoni me telefon me agjensionin dhe planifikoni një bisedë.
Pas aplikimit intervista është e detyrueshme.

PROCEDURA

  1. Aplikimi me dokumentacionin e plotë dhe raportin e intervistës i dorzohet organizatës franceze
  2. Organizata franceze shqyrton aplikimin dhe konfirmon pranimin e kandidatit në program
  3. Aplikacioni i dërgohet familjeve të përshtatshme franceze
  4. Familja kontakton me vajzën e ardhshme Au Pair (përmes emailit, Skype)
  5. Familja informon organizatën franceze se pranon vajzën e AuPair
  6. Au Pair vajza njofton Narom Travel për vendimin e saj (nëse ajo pranon familjen apo jo)
  7. Familja Au Pair dhe organizata franceze përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për marjen e vizës (për një qëndrim më të gjatë se 3 muaj)
  8. Vajza AuPair përgatit dokumentacionin për marjen e vizës dhe planifikon intervistë në ambasadë.
  9. Marja e vizës.
  10. Fillimi i programit

ANULIMI NGA PJESËMARRJA NË PROGRAM

  • Nëse vajza heq dorë nga pjesëmarrja e saj në program para se të pranojë familjen e duhur, ajo humbet të drejtën për kthimin e parave të paguara për tarifën e aplikimit
  • Nëse vajza e heq dorë nga marja pjesë në program pas marrjes së vizës, ajo humbet të drejtën për të gjithë shumën e paguar