AU Pair Gjermania

Kohëzgjatja e programit

Vajzat mund të qëndrojnë në programin AuPair në Gjermani minimalisht 6 muaj dhe maksimalisht j 12 muaj.

Obligimet dhe detyrat vajzave Au Pair

  • Të mbajnë fëmijë rreth 30 orë në javë dhe 2-3 herë në javë edhe në mbrëmje
  • Të dihmojnë në punët e përditshme shtëpiake
  • Të ndjekin kurse të gjuhës gjermane gjatë kohëzgjatjes së programit
  • Të participojnë në mbulimin e kostove të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në marrëveshje me programin
  • Të sillen dhe të veshen përshtaçëm.

E drejta e Vajzave Au Pair

  • Një dhomë e veçantë dhe ushqim brenda familjes
  • Të paguhen sipas marrëveshjes me pagë minimale apo para xhepi në vlerë prej 260EUR në muaj
  • Ditë të lira sipas rregullave të programit
  • Pushim vjetor i paguar me kohëzgjatje 4 javë pushime të paguara (pas12 muaj qëndrimit në familje)
  • Pjesëmarrja në aktivitetet sociale të organizuara nga agjensioni Au Pair nga Gjermania
  • Ndihmë dhe mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit nga agjensioni që realizon programin
  • Përdorimi i shërbimit telefonik falas në rast urgjence.

Kërkesë

  1. Aplikimi i kompletuar qartë
  2. Çertifikata mjekësore
  3. Letër për familjen Au Pair (në të cilën duhet të përshkruani shkurtimisht veten, familjen tuaj, arsyet për pjesëmarrje në programin Au Pair, çfarë përvojë keni në mbajtjen e fëmijëve, përvojë në vozitje , etj). Në krye të secilës faqe detyrimisht duhet të shkruani emrin, mbiemrin dhe adresën e banimit.)
  4. 2 Rekomandime për mbajtjen e fëmijëve (nga prindërit e tyre)
  5. 1 Rekomandim nga një professor
  6. Fotoalbum (i përbërë nga 8 foto tuaja me familjen tuaj, miqtë dhe fëmijët që keni mbajtur).  Fotot duhet të jenë të ngjitura në format A4 të letrës; nën çdo foto detyrimisht duhë të shkruani se cili është personi në foto).
  7. 5 Fotonë foramt pasaporte, me një buzëqeshje dhe emrin e shkruajtur në sfond.
  8. Fotokopja e patentës së shoferit (sipas dëshirës)
  9. Çertifikata e lindjes
  10. Çertifikata e njohjes së gjuhës gjermane
  11. Vërtetim nga Organet e Punëve të mbrendshme që konfirmon se nuk jeni dënuar
  12. Vërtetim nga gjykata se nuk jeni nën hetim
  13. Vërtetim nbga fakulteti për studimet tuaja.
  14. Fotokopja e Diplomës qëkeni kryer Arsimin e Mesëm (është e dëshirueshme të përfshihen kopje të diplomave të tjera për kurse të përfunduara në gjuhë, vizatim, ndihma e parë, konkurse sportive dhe artistike etj)
  15. Fotokopja e faqes së parë të pasaportës
  16. Konfirmimi i kostove të paguara të aplikimit
  17. Curriculum vitae (biografi e shkurtër)

Në agjencinë tonë ju do të merrni aplikacionin dhe informacione shtesë rreth programit. Aplikacionet e paplotësuara nuk do të merren për shqyrtim. Aplikimet pranohen gjatë gjithë vitit. Koha optimale nga momenti i aplikimit në fillim të programit është rreth 2.5 muaj dhe mund të jetë shumë më e gjatë në varësi të shpejtësisë së gjetjes së familjes së duhur.