Au Pair Programi

Mbajtja e fëmijëve në familje

AU PAIR programi është një program për shkëmbim kulturor ndërkombëtar I studenteve. Në këtë program marin pjesë rreth 100 000 studente Brenda vitit, kryesisht vajza nga e gjith bota. Qëllimi I programit Au Pair është që vajzave studente tëju mundësojë të qëndrojnë disa muaj në një rreth tjetër shoqëror, u jep mundësinë të përsosin gjuhën e huaj si dhe të njohin kulturën dhe traditat e vendit ku do të rrinë.Qëllimi final i këtij program është afrimi i popujve dhe kulturave të ndryshme si dhe vendosja e një bashkpunimi dhe mirkuptimi më të mirë ndërmjet tyre.
Vajzat që marrin pjesë në programin AuPair kanë siguruar strehim dhe ushqim në një familje të zgjedhur me një detyrim për të ndjekur një kurs dhe për të ndihmuar familjet në kujdesjen e fëmijëve. Për ndihmën në mbajtjen e fëmijëve vajzat marrin pagë simbolike javore që ndryshon nga vendi në vend, por ajo që është e përbashkët për të gjitha vajzat që marrin pjesë në program është statusi i tyre, ata nuk janë as vizitorë / turistë, të punësuara por Au Pair vajza të cilat kanë një kategori të veçantë të statusit. Statusi i Au Pair në Bashkimin Evropian është i rregulluar në bazë të një kontrate Evropiane mbi vendosjen (sur le placement)a Au Pair miratuar në Strasburg më 24.11 1969 nga Këshilli i Evropës dhe në SHBA me rregulloren e dokumentuar e Departamentit të Shtetit Amerikan Au Pair (22CFR62.31).

Vërejtje: Au Pair program NUK ËSHTË PROGRAM PËR PUNËSIM por program për shkëmbim internacioanl të kulturave,pjesmarësit e programit nuk fitojnë punë por vizë studentore dhe për ndihmesën në mabajtjen dhe kujdesjen ndaj fëmijëve marin një pgesë simbolike javore dhe jo rrogë.

IAPA – SHOQATA NDËRKOMBËTARE E AU PAIR

Realizimi i programit Au Pair kontrollohet nga IAPA- SHOQATA NDËRKOMBËTARE Au Pair. Kjo organizatë mbledh agjensitë që punojnë programin Au Pair përshkruajnë kriteret dhe standardet për zbatimin e programit nga e gjithë bota si dhe kriteriumet për përzgjedhjen e Au Pair familjes dhe Au Pair vajzave. IAPA është themeluar në vitin 1994 me qëllim vendosjen kritereve unike lidhur me kushtet për pjesëmarrje në këtë program. Të drejtat ndëretnike dhe detyrimet e pjesëmarrësve të programit Au Pair si dhe vendosja e standardeve në bazë të të cilëve qeverisen të gjitha organizatat dhe agjensitë në botë që janë të përfshirë në zbatimin e krijimit Programet Au Pair.

ORGANIZATORËT E PROGRAMIT

Organizatorët e programit Au Pair janë agjensione të akredituara nga vendet ku vajzat AuPair janë dërguar në bashkëpunim me Narom Travel. Narom Travel bashkëpunon ekskluzivisht me agjensionet e kontrolluara apo verifikura që janë anëtare të IAPA.

FAMILJA AU PAIR

Në mënyrë që familja të marrë Au Pair vajza duhet të plotësojë disa kritere dhe të përmbushë kushtet e përcaktuara të programit Au Pair. Familja Au Pair duhet të respektojë detyrimet që janë pjesë e Marrëveshjes Au Pair. Anëtarët e familjes duhet të kenë shtetësi në vendin e tyre të banimit (p.sh. Familjet, anëtarët e të cilëve kanë të rregulluar leje qëndrimi dhe jo nështetësi nuk mund të marrin vajza Au Pair), familja duhet të flasë gjuhën e vendit ku banon; familja e AuPair duhet të sigurojë vajzën me një dhomë të veçantë dhe ushqim; ta trajtojë vajzën si anëtare e familjes dhe të sigurojë pjesëmarrje të barabartë në jetën familjare; ti paguajnë page simbolike javore(page xhepi)si dhe pushim sipas rregullave të programit.

KU GJENDEN FAMILJET?

Nuk mund të garantojmë strehim në një rajon, qytet apo vend të caktuar. Ju duhet të mbani në mend se familja është ajo që ju bën të lumtur dhe jo vendi.

KOHËZGJATJA E PROGRAMIT

Vajzat mund të qëndrojnë në programin Au Pair për 3 deri në 12 muaj. Kohëzgjatja e programit varet nga kushtet e programit që kërkon çdo shtet.

ÇKA PRET FAMILJHA NGA VAJZA AU PAIR

Dashuri ndaj fëmijëve
Au Pair vajzat kanë një përgjegjësi të madhe.Amviset e tyre u besojnë atyre për të mbajtur pasurinë e tyre më të madhe, fëmijët e tyre. Duke pasur parasysh se vajza Au Pair shumicën e kohës ai e kalon me fëmijët, është nevojshme që ajo tëi dojë fëmijët. Tregojuni fëmijve të familjes ku ju jeni Au Pair tashmë se ju jeni motra e madhe për ato dhe prindërve të tyre që ata mund të mbështeten në ju.

Lakueshmëria
Të drejtat dhe detyrimet e AuPair për vajzat dhe familjet pritëse në gjërat më të rëndësishme janë përcaktuar bazuar në rregulloren e programit Au Pair. Ndonjëherë është e nevojshme,që në përputhje me rrethanat specifike, marrëveshja të modifikohet. Familja pritëse apo amvise pret që vajza AuPair të ndihmojë ato me problemet e përditshme lidhur me mbajtjen së fëmijëve. Kujdesi për fëmijët nuk është një punë me orar pune fikse. Prindërit e disa familjeve punojnë në fundjavë ose mbrëmje dhe vajza e Au Pair pritet të përshtatet me të.

Angazhimi
Familja amvise e AuPair don që vajza të motivohet në kryerjen e detyrave të saj. Mos prisni të merrni direktiva, nga ju pritet iniciativë. Ju do të keni mundësinë të shprehni kreativitetin tuaj. Organizoni kohën e fëmijëve,mos lejoni që ata të shikojnë TV, por sugjerouni që të luani bashkë.

Këmbëngulje
Qëndrimi në vend të huaj me statusin e një vajze Au Pair nuk është sinonim i pushimeve. Do të ketë raste kur ndiheni e vetmuar dhe nostalgjike. Duhet të jeni gati për tëu përballur me situata të tilla. Mos kini frikë të ndërtoni miqësi të reja. Mos hezitoni të flisni dhe të kërkoni ndihmë (për momentet e vështira që ju kaloni) nga familja amvise dhe agjencia që po zbaton programin. Ne do të jemi në dispozicion për ju gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit.

Mundësia e përshtatjes (integrimit)
Në fillim të qëndrimit tuaj në një mjedis tjetër, mund të ndiheni pakëndshme p’r pak koh’ derisa të gjeni vendin tuaj në familjen Au Pair. Ju nuk do të jeni një mysafir në familje, as një person i punësuar, por një student i një programi ndërkombëtar i shkëmbimit kulturor. Fillimisht mund të keni vështirsi të krijoni një kufi midis jetës suaj private dhe angazhimit brenda familjes. Fëmijët mund të dëshirojnë t‘ju kushtoni vëmendje edhe gjatë kohës tuaj të lirë. Bisedoni me familjen tuaj dhe përpiquni të gjeni një zgjidhje. Si një anëtar i përkohshëm i familjes, keni të bëni me fëmijët si motra e tyre më e vjetër. Ndihmoni ata në shtëpi ashtu siç do të bënin në shtëpinë tuaj.

Tolerancë
Do të qëndroni në një mjedis që ka një kulturë të ndryshme nga e juaja. Jini të kujdesshëm që dikë mund ta ofendoni pa dashje, për shkak të njohurive tuaja të pamjaftueshme për kulturën e familjes tyre; të jeni i hapur dhe tolerant ndaj gjërave që janë pjesë përbërëse e kulturës së të tjerëve. Ndoshta disa zakone lokale do të duken të çuditshme për ju. Askush nuk do t’ju detyrojë të pranoni diçka që nuk është e natyrshme apo nuk i përket kulturës tuaj, por ju duhet të respektoni kulturën e vendit ku ju jeni Au Pair në të njëjtën masë që ata respektojnë tuajën.

ÇFARË MUND TË PRET VAJZA AU PAIR NË FAMILJE KU KA SHKUAR?

Para xhepi
Me programin Au Pair, vajza AuPair ka të drejtë për një pagë simbolike javore apo para xhepi j
dhe shuma ndryshon nga vendi në vend.

Të pranohet si anëtare e familjes
Familja Au Pair do t’ju mirëpresë si anëtar i familjes për të ndarë gëzimin e jetës së përditshme
bashkë me ta.

Një dhomë e veçantë
Familja pritëse do tëju ofrojë një dhomë të veçantë ku do të pushoni, kaloni kohën tuaj të lirë,
mësoni dhe kështu me radhë.

KUSHTET E PJESËMARRJES SË PROGRAMIT

Programi Au Pair mund të përfshijë vajzat që kanë:

18-26 vjet
Statusi i studentit
Ata flasin rrjedhshëm gjuhën e vendit (të paktën një nivel mesatar) ose anglisht (Holandë,
Norvegji, Itali dhe Spanjë)
Përvojë në mbajtjen e fëmijëve
Licenca e shoferit (për Shtetet e Bashkuara të detyrueshme, dhe për vendet e tjera të
dëshirueshme)
Gjendje të mirë Shëndetsore.
Pjesëmarrësit në programin AuPair duhet të jenë komunikues, tolerant, të ndërgjegjshëm
dhe të përgjegjshëm, si dhe të mos kenë të dhëna kriminale. Kandidatët që kanë status
martesor ose fëmijë nuk kanë të drejtë të marrin pjesë.

Programi AuPair
AuPair SHBA
Au Pair France
Au Pair Gjermania