Këshilla për transportin

I dashur student, erdhi koha të pergatitesh për udhëtimin tënd të ëndrrave! Narom Travel Albania si gjithmonë, sigurohet që kjo eksperiencë të kalojë pa vështirësi të mëdha. Ndaj, ky material përmban informacione reth mënyrave se si mund të arrini nga qyteti i aeroportit në SHBA deri në destinacionin final tek punëdhënësi.

Klikoni artikullin për të lexuar më shumë >

  • AUTOBUS
    Linja kryesore e autobuseve në SHBA quhet Greyhound dhe website është www.greyhound.com, nga ku ju mund të informoheni dhe prentontoni për të gjitha destinacionet. Të gjithë mjetet e autobuseve të Greyhound ofrojnë Wireless të përfshire në çmimin e biletës.

 

  • TREN
    Linja e nacionale e Trenave  quhet Amtrak (www.amtrak.com) dhe zakonisht është më e kushtueshme se sa autobuset. Megjithatë, në faqen e përmendur, ju mund të informoheni dhe prentontoni për të gjitha destinacionet!

 

  • Taxi (Van) është një opsion që mund t’ju kushtojë më lirë përshkak se zakonisht janë për 6-10 persona. Organizime për taxi/grupime me studentë tjerë J1, mund të gjeni në rrjetet sociale si Facebook ose Website të ndryshme (kërkoni me Google). P.sh. në Facebook mund të kërkoni ‘J1 students Wildwood NJ’, etj. Shërbime taxi mund të gjeni tek: UBER dheLYFT, nëpërmjet aplikacioneve përkatëse.

KUJDES: Biletat rezervohen me Karta Debiti ose Krediti!

Ka shumë linja lokale të cilat mund të ekzistojnë në rajone të caktuara dhe mund të jenë më të lira. Ato mund ti gjeni me një kërkim të thjeshtë në Google. P.sh. nga Massachussets në New Hempshire është linja: Concord Coach Lines dhe të gjithë studentët që udhëtojnë nga Boston sidomos në destinacione si Cape Cod mund të shfrytëzojnë Piterpan. Një website mjaft popullor ku ju mund të gjeni të tilla linja është: https://www.wanderu.com/Gjithashtu duke klikuar më poshtë mund të gjeni dy shërbime transporti mjaft të popullarizuara për studentët Work & Travel USA.

Këshilla jonë e fundit:
Është mirë që biletat e autobuseve të blihen në avancë ose të paktën të kontrolloni oraret! Këtë mund ta bëni me një kërkim të thjeshtë në Google si: ‘How to get from JFK Airport (NY) to Lake George’, ose ‘How to get from Washington DC airport to Virginia Beach’ 

Shërbime transporti mund te gjeni edhe ne linqet me poshte:

Hint: E-point shërben edhe për linjat New York drejt
Ocean City.