Për ne

TRADITË

20 vite ekzistencë. Narom Travel Albania sjell për studentët shqiptarë, programe internacionale pune, edukimi apo shkëmbimi kulturor. Me një përvojë dhjetra vjeçare jashtë Shqipërisë dhe disa vjeçare në Shqipëri, Narom Travel Albania e ka kthyer tashmë në traditë pjesmarrjen e të rinjve në programe internacionale. Në krye të kësaj agjencie janë njerëz që kanë përvojë në organizimin dhe kryerjen e udhëtimeve dhe qëndrimin e studentëve jashtë vendit. Përvoja personale e punonjësve të agjencisë, të cilët vetë ishin pjesëmarrës në një program shkëmbimi kulturor, përbënin një garanci shtesë në aspektin e cilësisë dhe besueshmërisë.

Programet që ne ofrojmë kanë një qëllim ekskluziv arsimin, në aspektin e gjuhës, praktikës dhe njohjen e zakoneve, kulturën dhe mënyrën e jetesës në SHBA.

CILËSI

Në bashkëpunim me Karavan Travel, Narom Travel Albania është anëtare e ndërmjetme e YUTA (Shoqata Kombëtare e Agjencive të Udhëtimit) dhe shumë organizata ndërkombëtare që paracaktojnë standardet për realizimin e programeve ndërkombëtare të shkëmbimit kulturor (WYSE Confederation, WYSE -Work Abroad, IAPA-Au Pair, ALTO-Language Travel).

SIGURI

Ne bashkëpunojmë vetëm me organizata të certifikuara, të cilat si anëtare të organizatave të lartëpërmendura, janë të detyruara të zbatojnë programet në përputhje me standardet dhe rregulloret e përcaktuara.

BESIM

Vëmendja jonë është e fokusuar në bashkëpunimet ndërkombëtare përmes të cilave ofrojmë eksperienca ndërkulturore, edukative dhe pune të cilat studentët kanë mundësi t’i përballojnë. Nga mijëra studentë pjesmarrës në programet tona gjatë 20 viteve të fundit, shumë prej tyre më vonë i kanë përdorur shërbimet e Narom Travel Albania për të shkuar në të njëjtin ose në një program tjetër shkëmbimi kulturor.