FRANCA
ORGANIZIMI I SHKOLLËS
Në shkollën e gjuhës janë të angazhuar një ekip i personelit të punësuar permanent të detyruar të monitorojnë punën e secilit student individualisht. Duke filluar nga drejtori i shkollës, Accommodation Manager – (Menaxhuesin e Strehimit) përgjegjës për akomodimin, profesorët,–Academic Counselor (Këshilltarë Akademik) personi përgjegjës në ndjekjen e progresit të secilit nxënës, Activities Director (Drejtor i Aktiviteteve) – personi përgjegjës për organizimin e aktiviteteve shoqërore, kulturore dhe sportive të kursantëve.
MËSIMI
26 ose 32 orë Gjuhë Franceze në javë (General – Course Intensive) duke përfshirë 6 orë iLab mësim interaktiv me ndihmën e kompjuterëve dhe një profesor që udhëheq mësimin. Gjatë verës, shkolla organizon kursin Bazë të gjuhës franceze që përmban 20 orë në javë (ky kurs nuk përfshin mësimin iLab). Leksionet zgjasin 40 minuta. Kurset janë parashikuar dhe të organizuara në atë mënyrë që mësimi i gjuhës është përshtatur me nevojat e individit dhe njohjes paraprake të gjuhës gjë që përfaqëson një kombinim ideal të të mësuarit, argëtimit dhe kohës së lirë. Para fillimit të kursit është e detyrueshme të testohet studenti dhe varësisht nga ajo sa e njeh gjuhën, ndahen në grupe sipas niveleve të mëposhtme: Beginner, Elementary, Pre-intermediate, Intermediate, Upper intermediate, Pre-advanced dhe Advanced. Grupet maksimalisht përbëhen nga 15 student. Të gjithë materialet e kursit ofrohen dhe përfshihen në çmimin e kursit. Pas përfundimit të kursit, secili student merr një certifikatë.
AKOMODIMI
Ndjekësit e kursit të gjuhës frënge mund të vendosen sipas zgjedhjes së tyre:
-
Në një familje: Akomodimi ofrohet dhe sigurohet në dhoma me dy shtretër; pansion i plotë nga e hëna deri të premten dhe gjysëmpansion në fundjavë. Shtratet shtesë, mund të vendosen edhe në dhoma me një shtrat. Në dhoma akomodojnë studentë të kombësive të ndryshme me qëllim që të flasin sa më shumë në gjuhën franceze.
-
Në konviktet studentore: Akomodimi është i siguruar me vendosjen e studentëve në dhoma me një, dy, tre apo me më shumë shtretër. Sa i takon ushqimit zakonisht bazohet në vetë-ushqyerjen self-catering (vetë-shërbim), duke përdorur një kuzhinë të përbashkët. Informacione më të hollësishme rreth akomodimit për çdo destinacion mund të merret në agjencinë Narom Travel.
AKTIVITETET JASHTË ORARIT MËSIMOR
Pas përfundimit të leksioneve shkolla organizon aktivitete sportive dhe sociale për vizitorët (gara sportive, Barbecue, vizitë të vendeve kulturo historike, qyteteve dhe vendeve interesante etj.) Këto aktivitete organizohen dhe menaxhohen nga studentë fillestarë në mënyrë që të zhvillojnë dhe zgjërojnë shoqërinë, njohjen në mes vedi si dhe të perfeksionojnë gjuhën franceze. Shkolla gjithashtu organizon eskursione ditore, të cilat janë me zgjedhje dhe paguhen veçmas.
NË PROGRAM ËSHTË PËRFSHIRË:
-
Kursi i gjuhës (numri i orëve nga tabela)
-
Akomodimi në një familje me dhoma me dy shtretër me gjysëmpansion
-
Aktivitetet jashtë shkollore të organizuara nga shkolla e gjuhës
-
Materiale për ndjekjen e mësimit
-
Përdorimi i internetit dhe e-mail
-
Certifikata e përfundimit të kursit
Shkolla në Paris
Paris – Qyteti i Dritës, qyteti i univerziteteve, fakulteteve dhe kolegjeve prestigjioze, qendër botërore e ndodhive dhe të ngjarjeve të modës, kryeqyteti gastronomik, me një fjalë Parisi qendra kulturore e botës. Ne do të përmendim vetëm disa nga pamjet e këtij metropoli evropian: Eiffel Tower – kulla e njohur është si simbol i Parisit, Notre Dame, Champs-Elysees, Louvre – muzeu i famshëm i cili përmban vepra nga artistët më të famshëm dhe artistëve; Montmartre – pjesa kulturore dhe artistike e qytetit, një vend i artistëve të shumtë, Place de la Bastille, Moulin Rouge, Opera në Paris, Sorbonne – Universiteti prestigjioz dhe shumë gjëra të tjera. Shkolla në Paris: e vendosur në një pjesë prestigjioze të Parisit, Les Grand bulevard, vetëm disa minuta nga stacioni i metrosë Republique. Ajo është e vendosur në një ndërtesë simpatike pariziene me klasë të mobiluara bukur, zyra të pajisura me kompjuterë salla moderne për pushim, me internet wireless falas në dispozicion për studentët që ndjekin kursin.
Shkolla në Nice
Destinacion mondan i preferuar dhe i pashmangshëm i të pasurve dhe atyre me famë. Nica është destinacioni më tërheqës në Cote d’Azur (Bregu Azur), i njohur për detin blu, plazhet e mjaft të bukura me rërë, klima dhe kuzhina Mesdhetare, shëtitore Promenade des Anglias e karakterizojnë qytetin e Nice një vend ideal për të përsosur gjuhën frënge. Duke shijuar ushqimin dhe klimën e mrekullueshme mesdhetare ju do të kënaqeni duke mësuar gjuhën frënge dhe eksploruar këtë perlë Mesdhetare. Shkolla në Nice: Shkolla ndodhet disa minuta nga Rue de France, një rrugë në të cilën ndodhen kafene dhe dyqane të shumta, të vendosura në qendër të Nicës. Shkolla tashmë ka marrë akreditimin nga organizata prestigjioze EAQUALS, si dhe çmimin më të lartë për aplikimin e standardeve më të larta në mësimdhënien e gjuhës frënge, Label Qualité Francais Langue Etrangère. E rinovuar kohët e fundit, shkolla është e pajisur me klasë moderne dhe kabinete të pajisur me kompjutera dhe objekte moderne për të kaluar kohën e lirë me internet falas si dhe një kafene.
Apliko tani!
Nëse je gati për të filluar aventurën më të bukur të rinisë tënde, fillo duke dërguar aplikimin tënd online.