ORGANIZIMI I SHKOLLËS
Në shkollën e gjuhës janë të angazhuar një ekip i personelit të punësuar permanent të detyruar të monitorojnë punën e secilit student individualisht. Duke filluar nga drejtori i shkollës, Accommodation Manager – (Menaxhuesin e Strehimit) përgjegjës për akomodimin, profesorët,–Academic Counselor (Këshilltarë Akademik) personi përgjegjës në ndjekjen e progresit të secilit nxënës, Activities Director (Drejtor i Aktiviteteve) – personi përgjegjës për organizimin e aktiviteteve shoqërore, kulturore dhe sportive të kursantëve.
MËSIMI
15, 20 ose 30 orë gjuhë italiane në javë. Orët zgjasin nga 50 min. Kursi është përshtatur në të gjitha nivelet nga fillestarët absolutë deri te më të përparuarit. Pas ardhjes në Romë, studentët testohen dhe pasi të jetë caktuar niveli i njohurisë së gjuhës ndahen në grupe të përshtatshme, sipas nivelit të dijenisë. Numri maksimal i nxënësve në grup është 14 ose për grupe e vogla 6 studentë. Të gjithë materialet e kursit ofrohen dhe përfshihen në çmimin e kursit. Pas përfundimit të kursit, secili student merr një certifikatë.
AKOMODIMI
Në aplikim bëhet kërkesë për akomodim në familje ose apartament. Është e mundur edhe akomodimi me Bed&Breakfast ose akomodim në hotel. Akomodimi në familje mund të bëhet në dhomë me një shtrat apo dy shtretër dhe shfrytzim i kuzhinës dhe banjës. Shpenzimet e rrymës, gazit si dhe larja e rrobave përfshihen në çmim. Nëse doni që aty të përfshihen edhe vaktet paguhet më shumë.
AKTIVITETET JASHTË ORËVE MËSIMORE
Gara të ndryshme sportive, Barbecue, vizita kolektive në vende interesante në qytet, etj. Këto aktivitete u besohen koordinatorëve që organizojnë dhe menaxhojnë programin me qëllim të zhvillimit të shoqërimit të vizitorëve mes tyre dhe përmirësimit të gjuhës italiane. Ekskursionet janë fakultative.
ROMA
Një nga qytetet më interesante të botës, Roma është njëkohësisht edhe një muze i hapur. Thuhet se të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Sigurohuni që të gjeni magjinë dhe misterin e kryeqytetit të Italisë. Do të magjepseni nga Colosseum dhe të hidhni një monedhë në Fontana Di Trevi. Shikoni dhe Palatine Hill, ku Roma është themeluar si dhe Panteonin monumentin më të lashtë antik bërë 125 vite para Erës Tonë. Ngjituni në shkallët spanjolle dhe qëndroni pranë dyqaneve ekskluzive afër Condo Street. Vizitoni Vatikanin dhe do të fascinoheni nga Sheshi dhe Kisha San Pietro e cila është restauruar kohën e fundit. Në mbrëmjet e ngrohta të verës, shijoni një akullore të shijshme në kafenetë e hapura në sheshin Navona.
Shkolla: Shkolla ndodhet në qendër të Romës, jo shumë larg nga stacioni qendror i trenit. Ka dhjetë klasa, video dhe DVD, përdorimin e lirë të internetit, klubin e studentëve, bare etj.