Kohëzgjatja e programit
Vajzat mund të qëndrojnë në programin AuPair në Gjermani minimalisht 6 muaj dhe maksimalisht 12 muaj.
Obligimet dhe detyrat e vajzave Au Pair
- Të mbajnë fëmijë rreth 30 orë në javë dhe 2-3 herë në javë edhe në mbrëmje
- Të dihmojnë në punët e përditshme shtëpiake
- Të ndjekin kurse të gjuhës gjermane gjatë kohëzgjatjes së programit
- Të kontribojnë në mbulimin e kostove të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në marrëveshje me programin
- Të sillen dhe të veshen përshtatçëm.
E drejta e Vajzave Au Pair
- Një dhomë e veçantë dhe ushqim brenda familjes
- Të paguhen sipas marrëveshjes me pagë minimale apo para xhepi në vlerë prej 260EUR në muaj
- Ditë të lira sipas rregullave të programit
- Pushim vjetor i paguar me kohëzgjatje 4 javë pushime të paguara (pas 12 muaj qëndrimi në familje)
- Pjesëmarrja në aktivitetet sociale të organizuara nga agjensioni Au Pair nga Gjermania
- Ndihmë dhe mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit nga agjensioni që realizon programin
- Përdorimi i shërbimit telefonik falas në rast urgjence.
Kërkesë
- Aplikimi i kompletuar qartë
- Çertifikata mjeksore
- Letër për familjen Au Pair (në të cilën duhet të përshkruani shkurtimisht veten, familjen tuaj, arsyet për pjesëmarrje në programin Au Pair, çfarë përvoje keni në mbajtjen e fëmijëve, përvojë në vozitje , etj). Në krye të secilës faqe detyrimisht duhet të shkruani emrin, mbiemrin dhe adresën e banimit.)
- 2 Rekomandime për mbajtjen e fëmijëve (nga prindërit e tyre)
- 1 Rekomandim nga një professor
- Fotoalbum (i përbërë nga 8 foto tuaja me familjen tuaj, miqtë dhe fëmijët që keni mbajtur). Fotot duhet të jenë të ngjitura në format A4 të letrës; nën çdo foto detyrimisht duhë të shkruani se cili është personi në foto).
- 5 Foto në format pasaporte, me një buzëqeshje dhe emrin e shkruajtur në sfond.
- Fotokopja e patentës së shoferit (sipas dëshirës)
- Çertifikata e lindjes
- Çertifikata e njohjes të gjuhës gjermane
- Vërtetim nga Organet e Punëve të mbrendshme që konfirmon se nuk jeni dënuar
- Vërtetim nga gjykata se nuk jeni nën hetim
- Vërtetim nga fakulteti për studimet tuaja.
- Fotokopja e Diplomës që keni kryer Arsimin e Mesëm (është e këshillueshme të përfshihen kopje të diplomave të tjera për kurse të përfunduara në gjuhë, vizatim, ndihma e parë, konkurse sportive dhe artistike etj)
- Fotokopja e faqes së parë të pasaportës
- Konfirmimi i kostove të paguara të aplikimit
- Curriculum vitae (biografi e shkurtër)
Në agjensinë tonë ju do të merrni aplikimin dhe informacione shtesë rreth programit. Aplikimet e paplotësuara nuk do të merren për shqyrtim. Aplikimet pranohen gjatë gjithë vitit. Koha optimale nga momenti i aplikimit në fillim të programit është rreth 2.5 muaj dhe mund të jetë shumë më e gjatë në varësi të shpejtësisë së gjetjes së familjes së duhur.