Pyetjet më të shpeshta

Aplikimi

- Ndejkja e studimeve në universitet të akredituar - Mosha nga 18 deri në 28 vjeç - Njohja e gjuhës angleze - Të jeni tolerant, fleksibil, të përgjegjshëm dhe të aftë për të jetuar në mënyrë të pavarur
Fillimisht duhet të plotësoni formularin e aplikimit online www.naromtravel.al/apliko-online . Pas kësaj ju do të kontaktoheni nga Narom Travel Albania për një intervistë të mundshme.
- Vërtetim studenti - marrë nga universiteti - Kopje e pasaportës - Foto të vogla pasaporte: 2x kopje
Si pjesmarrës në programin Work&Travel USA ne ju sigurojmë vendin e punës. Por, përveç kësaj ne ju ndihmojmë studentëve edhe në sigurimin e vendbanimit.

Gjatë programit

Programi W&T USA është program për shkembim kulturor, i cili kontrollohet dhe mbështet nga Qeveria e SHBA-ve. Programi realizohet nëpërmjet disa rregullave strikte dhe ËSHTË E RËNDËSISHME që të ndiqni rregullat gjatë gjithë qëndrimit në SHBA, të cilat i dergon sponzori në SHBA. I gjithë informacioni do të vjen në emailin që jë rregjistruar në aplikimin online, kështu që duhet të kontrollosh rregullisht emailin tënd! Detyrat kryesore janë: - Logimi në sistemin SEVIS jo më vone se 3 ditë nga data e fillimit të punes (Start Date ne formularin DS2019) ose 10 ditë nga data e hyrjes në SHBA. - Tju përgjigjesh të gjitha emaileve që ju dergon Sponzori i programit. Ajo qe ne ju sugjerojmë ti kushtoni vëmendje të veçantë është se mosrrespektimi i rregullave dhe procedurave si pjesmarrës me W&T USA, do të çoje në ndërprerje të statusit të programit, prishjen e vizes dhe ndalimin për të hyrë në të ardhmen në SHBA.
Formulari DS2019 eshte dokumenti ME I RENDESISHEM! Ne baze te ketij dokumenti pjesmarresit e programit pajisen me vizen J1 dhe Social Security Number (pa te cilin nuk mund te punojne legalisht ne SHBA) Pa dokumentin DS2019 J-1 viza eshte e pavlefshme! Ruajeni me kujdes dokumentin DS2019 dhe pas kthimit nga SHBA, do te sherbeje per te kthyer taksat. Ne SHBA mund te punosh vetem brenda datave qe eshte i vlefshem DS2019! Pas perfundimit te DS2019, pjesmarresit ne program mund te qendrojne edhe 30 dite te tjera, te parapara per arsye turistike, te cilat nuk jane te shenuara ne Vize, ndersa automatikisht eshte i shenuar si “Duration of Status” i vizes J1. Konzullata e SHBA-ve ne momentin e aprovimit te vizes J1, verteton edhe dokumentin DS2019 qe eshte dhe pjese perberese e saj! Pas hyrjes ne SHBA dokumenti DS2019 duhet te qendroje me pasaporten!
Është dokument elektronik që vërteton datën e hyrjes tuaj dhe kohën që mund të qëndroni ne SHBA. Pjesmarrësit duhet ta aksesojnë dhe printojnë menjëherë sapo të arrijnë tek punëdhënësi. Ky dokument mund të aksesohet: www.cbp.gov/i94 Kur të aplikoni për Social Security Number gjithashtu ju duhet të keni një I-94 të printuar I-94 Gjenerohet VETËM pasi të keni hyrë në SHBA.
Çdo fund viti kalendarik në SHBA llogariten fitimet dhe taksat e paguara. Duke filluar nga Janari i vitit pasardhës të gjithë punëdhënësat ju dërgojnë studenteve W-2 Dokument që përmban llogaritjen e të ardhurave tuaja totale nga punëdhënesi përkatës dhe taksat që keni paguar * Duhet të keni kujdes ju duhet të paguani vetëm dy lloje taksash: Federale dhe State.
Pas uljes se avionit ne SHBA, do te kaloni kontrollet e sigurise dhe kontrollit se pasaportes. Pas kontrollimit te vizes dhe dokumentave te tjera, oficeri do te ktheje pasaporten tuaj dhe dokumentin DS2019. Sigurohuni dhe kontrolloni pasaporten tuaj nese eshte e vulosur (tek faqja e vizes J-1) nese jo, ju lutem kerkojeni qe ta beje. Ne rast se oficeri ne hyrje nuk jua ka vulosur ose jua kthen ju lutem sigurohuni qe tja kerkoni, humbja e DS2019 eshte pergjegjesi e juaja dhe rileshimi i saj eshte me kosto shtese!

Keni akoma pyetje për ne?