about-usimg3

Edon P.

Pershendetje! Doja tju tregoj pak per eksperiencen time me Work and Travel USA kete vit. Kisha degjuar nga studentet qe kishin qen pjese e programit tuaj nga vitet e kaluara se esht nje eksperience qe perjetohet vetem nje here, por pritshmerite e mija nuk ishin kaq te medhaja sa i kam perjetuar. Qe ne momentin e par ne fluturimin per Amerik, nje numer i madh studentet ishim bashk ne aeroport dhe ndiheshim sa te pasigurt aq entuziast per aventuren qe po na priste. Momentet e para ne pune dhe ne qytetin ku jam ndoshta nuk kan qen aq te lehta, pasi esht pak veshtire te ambijentohesh ne nje vend te huaj, por njerezit ketu jan shume miqsor dhe na benin te ndihemi sikur nuk na mungon asnji gje nga Shqiperia. Krijuam shoqeri te reja me njerez me kultura shume te ndryshme nga tonat, por prap gjenim te perbashkat te njeri-tjetri. Kemi pare vende dhe kemi perjetuar ndjesi qe nuk i kam menduar qe do i perjetojm ndonjihere. Kemi marre mesime per jeten dhe shkollen qe besoj do na vlejn gjithmon, dhe na ka mesuar se si te jemi te pavarur dhe t’ja dalim vet edhe ne momente te veshtira. Them i sigurt qe kjo ka qen nje “once in a lifetime experience”. Faleminderit qe na mundesuat kete eksperience, dhe jam i sigurt qe do rrikthehem vitin tjeter, gati per nje aventure te re.