igli-tola

Igli T

Shpresoj qe te jesh mire! Mendova me te shkru per eksperiencen teme deri tani ne Amerike. Me te than te drejten, jam pafundsisht i knaqun me punen qe kam zgjedh. Qyteti ku jam asht perfekt, jetoj dy minuta larg lokalit ku punoj, dhe dhomen e kam me pamje nga oqeani, pamje qe mendoj qe asnji nga studentet e tjer nuk e kan aq te bukur 😝.

Lokali ku punoj asht po ashu me pamje nga oqeani, dhe pronari me pronaren jan njerez fantastik. Qe ne momentin qe kam ardh ktu e deri tani, jan tregu shum te mire me mu, mkan ndihmu per shum gjana, jo vetem ne lidhje me punen, por edhe kur kam pas nevoj per ndonje gja tjeter gjithmon kan ken te gatshem me me ndihmu. Mbaj mend qe na ke than qe dy javet e para keni per tu ndje “home sick” por ktu absolutisht jam ndi shum mir ne cdo moment. Kam msu me gatu shum gjana tu punu aty ne kuzhine, stafi asht sh i mire, gjithsej me programin work & travel jemi vtm 4 veta, une, nje shqiptar tjeter, nje rus dhe nje kinez. Komplet pjesa tjeter e stafit jane amerikane, dhe kjo gja me pelqen sepse kjo gja mban me e kuptu ma mir “kulturen amerikane”.

Kam ba shum shoke e shoqe amerikan, house party-t nuk kane mungu (amerikanet kane vdesin per party por dehen qe ne goten e pare 😝) Lokali ku punoj eshte shum busy gjate sezonit te veres, dhe shpesh me qellon qe te punoj me ore te zgjatuna. Me t vertet qe punoj shum, por pronaret jan aq njerez te mir e te komunikushem ne pune saqe nuk merzitem hic. (Pastaj sa ma sh te punosh aq me shum merr 😝💸). Pronari e vlerson shum punen qe bejm ne te interexchange, dhe per te na mbajte te motivum ne vazhdimsi, ai organizon shetitje neper qytete te ndryshme te Massachusetts, para disa ditesh ishim ne Boston, Salem, etj.

Mendoj qe ky programi asht nje nder eksperiencat ma tbukra qe kam perjetu najher, dhe te falenderoj shum per punen qe ke ba per me ma realizu kyt eksperienc kaq tbukur. Po shpresoj qe edhe vitin tjeter ta baj prap programin sepse sinqerisht ia vlen ne cdo aspekt. Mfal qe nuk te kam shkru ma heret por nuk kam pas mundsi. Shpresoj qe t jeni tu ja kalu nji vere sa ma te bukur ju.

Me rrespekt,
Igli 😊